16:25 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Kontrolle të shtuara në trafik!

Mbështetur në vlerësimet e fundit analitike që i janë bërë situatës së sigurisë në trafik, nga Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), janë ngritur shqetësimet lidhur me numrin aktual të aksidenteve.

Ndërlidhur me këtë ata kanë paraparë masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore për uljen e ngjarjeve aksidentale dhe të pasojave që i shoqërojnë ato.

Policia njofton se me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Mbështetur mbi këtë bazë, polica njofton se në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës, që nga data 02/04/2018, do të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku kontrollet  kryesore do te fokusohen në përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, rripit të sigurisë dhe ulëset për fëmijë.

Bëhet e ditur se ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do te  vazhdoj deri sa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar.