75 Mall Live Search
14:54 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kontrolli fundos trafikantët shqiptarë, i zbulohet libri me emrat e klientëve dhe borxhet

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane. Sipas mediave italiane janë kapur në flagrancë dy shtetas shqiptarë, 23 dhe 27 vjec, por pa u bërë të ditur emrat e tyre.

Policia gjatë kontrollit që në banesën e tyre në Sarezzo gjetën lëndë narkotike, 40 gram hashash dhe 3 gramë kokainë gati për shitje.

Por, ajo që i fundosi shqiptarët ishte një libër që iu zbulua nga karabinierët, në të cilin kishin mbajtur shënim gjithë aktivitetin e tyre për shitjen e drogës. Në të ishin të shënuar emra të klientëve, shumat e parave që kishin borxh dhe kohën se kur duhet të shlyheshin paratë.

Policia e ka sekuestruar tashmë dhe ka deklaruar se do të nisin hetimet për të gjithë emrat e përmendur në të.