Kontrolli i KFOR-it çon në arrestimin e katër personave në Sfircë, kapen me armë gjahu
Në fshatin Sfircë të Kamenicës, të dielën, një patrullë e KFOR-it ka ndaluar tri automjete dhe pas kontrolleve fillestare ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës.
IndeksOnline ka mësuar se, gjatë kontrollit të kryer nga policia, janë arrestuar katër persona të cilët po bartnin katër armë gjahu pa dokumentacion të vlefshëm.
Sipas burimeve, të dyshuarit me iniciale V. A., D. I., M. D., M. S. janë ndaluar për 48 orë, ndërsa armët e gjetura janë sekuestruar.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente./IndeksOnline/

