75 Mall Live Search
21:44 / E Hënë, 01 Dhjetor 2025 / F.R

Kontrolli rutinë në Ferizaj përfundon me sekuestrim të armës dhe veturës, ndalohet një 59-vjeçar

Një armë zjarri dhe një veturë me targa të huaja janë konfiskuar nga Policia e Kosovës të hënën mbrëma në Ferizaj, gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Latif Hasani”.

Sipas njoftimit policor, rreth orës 18:00, patrulla policore ka ndaluar një veturë që dyshohej të ishte në qarkullim pa dokumentacion të rregullt. Gjatë kontrollit të shoferit dhe automjetit, në një çantë dore është gjetur një pistoletë, e cila u konfiskua menjëherë nga zyrtarët policorë, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu, është konfiskuar edhe vetura, pasi kishte qenë në qarkullim pa regjistrim të rregullt.

Personi i dyshuar, një 59-vjeçar me inicialet A.Sh, është shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme. Hetuesit kanë njoftuar edhe prokurorin e shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim i paautorizuar i armëve”./IndeksOnline/