75 Mall Live Search
08:35 / E Enjte, 04 Maj 2023 / MSH

Kontrollohet një lokal në Podujevë, sekuestrohen kompjuterë që shërbenin për lojëra të fatit

Një lokal në Podujevë është kontrolluar, nën dyshimin se organizohej skemë piramidale dhe bixhoz i jashtëligjshëm.

Me urdhër të Gjykatës, lokali është kontrolluar mbrëmë, nga ku janë sekuestruar kompjuterë – shtëpiza, të cilat shërbenin për veprimtarin e lojërave të fatit.

“Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar” bëhet e ditur në njoftimin policor.

I njëjti, pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.