75 Mall Live Search
16:43 / E Mërkurë, 17 Nëntor 2021 / AR

Kontrollohet një shtëpi në Deçan, Policia tregon se çka gjeti

Me datë 17.11.2021, Stacioni Policor në Deçan, në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë (NJRSH), kanë ekzekutuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Pejë, duke kryer kontroll-bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse në fshatin Irzniq-Deçan tek personi i dyshuar:

  • Z.Q. lindur me 1978, mashkull/Kosovar

Gjatë bastisjes tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar:

  • një (1) armë automatike AK47
  • tre  (3) karikator të armës AK47
  • nëntëdhjetë (90) fishekё cal. 7.62x 39 mm
  • një (1) thikë
  • njё (1) telefon celular

Nё koordinim tё plotё me Prokurorin e shtetit ёshtё iniciuar rasti “armëmbajtje pa leje”, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit të shtetit dërgohet në ndalim policor prej 48-orësh.