75 Mall Live Search
21:06 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Kontrollohet shtëpia e 65-vjeçarit në Ferizaj, Policia i gjen pushkë me 20 fishekë

Sot, rreth orës 18:00 stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Manastirc të Ferizajt posedon armë zjarri. 

Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Policia, të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj,  pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’  për procedura të mëtejme hetimore .