75 Mall Live Search
08:26 / E Shtunë, 02 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kontrollorët e Trafikut Ajror kërcënojnë me bllokim të punës në Aeroportin “Adem Jashari”, nëse votohet projektligji për pagat

Sindikata e Kontrolloreve te Trafikut Ajrore të Kosovës po paralajmëron grevë nëse votohet sot në Kuvendin projektligji për pagat.

Këtë e kanë bërë të ditur vet anëtarët e kësaj sindikate, ku thuhet se nëse ligji votohet do të bllokojnë komplet punën në aeroportin e Prishtinës.

Sipas tyre, kërcënimet me grevë nuk janë marr seriozisht nga personat përgjegjës, madje as nuk i kanë kontaktuar dhe pranuar në takim.

“Sindikata e Kontrolloreve te Trafikut Ajrore te Kosovës (SINKON) edhe njëherë reagon ne lidhje me ligjin për paga. Siç duket ne nuk jemi marre seriozisht ne kërcënimet tona pasi qe asnjë nga personat përgjegjës ne hartimin e këtij ligji nuk na ka kontaktuar dhe pranuar për takim”

Si rrjedhojë, kjo sindikatë bënë apel të mos votohet ligji përndryshe do të bllokojnë punën në Aeroportin e Prishtinës.

“Para votimit te këtij ligji, ne iu bëjmë me dije që nëse ligji votohet si i tillë, pa i marrë parasysh kërkesat tona dhe ne dëmtohemi substancialisht atëherë ne do veprojmë konform ligjit për greva dhe do bllokojmë totalit punën në aeroport.

Nëse vije deri te kjo, ne nuk ndjejmë asnjë përgjegjësi, pasi qe kemi qene te injoruar dhe mbajtur ne terr gjate gjithë kohës.

Kërkojmë qe ky ligj mos te votohet si i tille, pa i marrë parasysh kërkesat tona” janë shprehur përfaqësuesit e sindikatës së Kontrollorëve të Trafiku ajror./Indeksonline/