Kontrollorët e Trafikut Ajror pezullojnë grevën e së premtes, mbahet ajo e së shtunës dhe të dielës
Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka bërë të ditur se tashmë ka pezulluar grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte.
Tutej është theksuar se greva do të mbahet gjatë dy ditëve të vikendit, me 23 dhe 24 shkurt, transmeton Indeksonline.
Njoftimi i plotë:
Përmes kësaj komunikate Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror – SINKON dëshiron të njoftojë publikun që ka vendosur ta pezullojë grevën 12 orëshe të paraparë për ditën e premte, 22.02.2019. Njëherësh, ju njoftojmë që greva për ditën e shtunë dhe të diel (23 dhe 24 shkurt 2019) në kohëzgjatje prej 12 orësh (prej orës 08:00 deri 20:00 orë lokale) do të zhvillohet sipas njoftimit të lëshuar më parë nga SINKON.
SINKON shpreh konsideratë për Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit, z. Lekaj në përpjekjet që është duke i bërë për adresimin e kërkesave të SINKON. Njëherësh shfrytëzojmë rastin që të ftojmë Presidentin e Republikës që të mos dekretojë Ligin e Pagave dhe të njëjtin ta kthejë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Me respekt, SINKON