16:54 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / L K

“Kontura profiles”, fabrika më e re në treg për prodhimin e profileve të dyerve dhe dritareve më cilësi më të lartë në rajon

Fabrika më e re në treg për prodhimin e profileve të dyerve dhe dritareve plastike “Kontura” ka bëre sot hapjen solemne në Zahaq të Pejës.

Kompania “Kontura profiles”, ofron një gamë të plotë dizajnësh të profileve 70 mm dhe 85 mm përmes procesit të sofistikuar të ekstruzionit.

Ky proces përfshin shkrirjen e granulave (lëndës së parë të plastikës), formësimin e saj përmes kallëpeve në profile të vazhdueshme dhe më pas prerjen e tyre në gjatësi të ndryshme.

Dyert dhe dritaret nga kompania “Kontura” janë të bëra më materiale të cilësisë më të lartë nga inxhinierë më përvojë të punës shumëvjeçare.

Pasioni, teknologjia dhe kreativiteti i “Kontura profiles” janë 100% import. Prodhuesit e PVC-së nuk kanë më nevojë që të presin importimin nga vendet e ndryshme të botës por e gjejnë nga sot në Kosovë.

Në fjalë e tij, Drejtori i ekzekutiv i kësaj kompanie Veton Hyska ka thënë se kjo kompani garanton prodhimin e dyer dhe dritareve të plastikës më cilësi më të lartë ndonjëherë.

Hyska tha se gjatë një analizë të sektorit të plastikës në Kosovës kanë rezultuar se profilet e plastikës janë komplet import, ku në Kosovë nuk kishte prodhues vendor e as rajonal prandaj kanë ardhur deri tek ideja e fabrikës “Kontura profiles”, me prodhimin e profileve të dyerve dhe dritareve plastike.

Hyska gjithashtu shprehu besimin për suksesin e kompanisë pas një sfide të tejkaluar nga pandemia dhe vonesat të cilat i ka shkaktuar po kjo pandemi.

Bëjmë të ditur së i gjithë dizajni i “Konture-s” është bëre në Austri, e cila ka zgjatur deri në 3 muaj.

Në hapjen solemne ishte i  pranishëm edhe kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, si dhe shumë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të kompanisë “Kontura”.

“Kontura profiles” e gjeni në rrugën e Tranzitit në fshatin Zahaq, Pejë.

Numri kontakues: 049 667 847

Email: info@kontura.com