09:46 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / B O

Konventa e PDK-së, fillon regjistrimi i delegatëve

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Konventën e dhjetë me radhë, ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i kësaj partie. Në hotelin ku do të mbahet kjo konventë tashmë kanë filluar të mbledhen delegatët.

Tanimë veç ka filluar regjistrimi i delegatëve.

Në këtë Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.