Konvertimi i patentë shoferëve nga ilegalë në “RKS”, vetëm sot u parashtruan mbi 114 kërkesa

Edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi për aplikimin për konvertim të patentë shoferëve, nga ata ilegalë serbë, në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
Këtë për Indeksonline e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ku tha se vetëm gjatë ditës së sotme janë dorëzuar 114 kërkesa.
Ai bëri të ditur se në Leposaviq deri më tani janë 670 kërkesa, në Mitrovicën e Veriut 678, në Zubin Potok 355 dhe në Zveçan 428 kërkesa.
Të gjithë qytetarët serbë të Republikës së Kosovës kanë kohë deri më 9 gusht të konvertojnë patentë shoferët ilegalë, në ata RKS./Indeksonline/
