75 Mall Live Search
09:10 / E Enjte, 26 Shkurt 2026 / G T

Koopmeiners komenton rastin e humbur të Zhegrovës: Nuk është faji i tij!

Futbollisti i Juventusit, Teun Koopmeiners, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Galatasarayt në Ligën e Kampionëve.

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova pati një mundësi të artë të shënonte për 4:0, por goditja e tij shkoi jashtë portës,  shkruan Indeksonline

Bashkëlojtari i tij, Koopmeiners u paraqit në një intervistë për gazetarët dhe foli pikërisht për këtë rast të humbur të lojtarit nga Kosova.

“Mund të kishim shënuar për 4:0, ishte një rast i pastër, një mundësi e artë. Edon Zhegrova gjuajti, por shkoi si shkoi. Ai dëshironte të shënonte gol, nuk është faji i tij”, u shpreh Koopmeiners

Kujtojmë se me futjen e Edon Zhegrovës ndryshoi loja e Juventusit ku arriti më pas të çonte ndeshjen në vazhdime, ku pastaj Galatasaray shënoi dy gola./Indeksonline/