Koordinatorja e VV-së në Prokurori Speciale, Gashi: Krimi ka emër

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pasi sot në Prokurorinë Speciale është intervistuar koordinatorja e Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali.
Gashi ka shkruar se “krimi ka emër”.
Ndryshe, sipas një njoftimi të lëshuar nga Prokuroria Speciale, Mihali është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale që prokuroria është duke i hetuar.