75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / P M

Koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, ekstradohet nga Italia i shumëkërkuari

Një shtetas i shpallur në kërkim me urdhër të Gjykatës së Posaçme (GJKKO) si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është ekstraduar nga Milano.

I ekstraduari Erind Lasku akuzohet se koordinoi pastrimin e parave të një grupi kriminal në Durrës, të fituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Ndaj tij GJKKO-ja, në muajin prill 2025, ka caktuar masën e sigurisë: “Arrest në burg”, për veprën penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.