‘Kopja’ e Ozilit: Ai është i lënduar, më fusni në lojë sepse askush nuk e heton

Në Turqi po flitet për “kopjen” e Mesut Ozilit.
Mustafa Baruti, është personi që po merret në pyetje nga shumë media në Turqi, për ngjashmërinë që ka me yllin, Mesut Ozil, shkruan IndeksOnline.
Ozili ka pësuar një lëndim të ligamenteve të gjurit, andaj do të mungojë gjatë, ende pa e treguar veten në Superligën e Turqisë, te skuadra e Fenerbahçes.

Por, Mustafa Baruti ka një ide. Ai kërkon nga klubi i Fenerit që ta fusin në lojë, në vend të Ozilit.
“Ai u dëmtua në ndeshjen e fundit. Andaj, më merrni mua, më fusni në vendin e tij. Askush nuk do ta kuptonte. Më thërrisnii”, ka thënë Baruti.
/IndeksOnline/