Kopjime masive në testin e Maturës, po shpërndahet me të madhe në rrjete sociale

Sot në Kosovë është mbajtur testi i Maturës Shtetërore. Aty i janë nënshtruar rreth 19 mijë nxënës, po raportohet se po bëhen kopjime masive.
Edhe pas përgatitjeve për kontrolle të rrepta, nxënësit po zgjedhin rrjet sociale për të marrë përgjigjet e gatshme, duke i shpërndarë pastaj tek të gjithë.
Në fotografitë e grupeve që kanë hapur nxënësit janë publikuar provimet. Në këtë grup janë pjesë plot 7 mijë e 621 maturantë.
Edhe pse MASHT ka paralajmëruar dënime për ata kopjojnë me telefon, kjo nuk po i ndalon nxënësit që ta bëjnë një gjë të tillë.



