10:13 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Korea destinacioni i radhës për Rita Orën, befasohet nga pritja e adhuruesve

Destinacioni i radhës për Rita Orën ka qenë Korea aty ku edhe do ta bën performancën e radhës.

29 vjeçarja ka një numër të madh adhuruesish në mbarë botën, e fansa e saj e befasuan me të mbërritur në Kore, shkruan Indeksonline.

Me të arritur në aeroport, Rita është pritur nga adhurues të shumtë të cilët kërkuan fotografi dhe autograf nga këngëtarja shqiptare.

Motra e Ritës, Elena ka publikuar një video teksa shihet këngëtarja duke përshëndetur fansat e saj.

Rita para Kores mbajti disa koncerte në Evropë, të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe në kontinentin aziatik./Indeksonline/