16:22 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Korea e Jugut arrinë sukses të jashtëzakonshëm, Son i shmanget shërbimit ushtarak

Heung-Min Son dhe Korea e Jugut e kanë arritur suksesin e shumë përfolur.

Son ishte kapiten i vendit të tij duke i drejtuar jugo-koreanët drejt Medaljes së Artë, pas fitores, 2-1 ndaj Japonisë në finale me golat e Seungwoo Lee dhe Hwang Hee Chan.

Pasi iu dha leja nga Tottenhami për të marrë pjesë në Kupën e Azisë, Son asistoi në dy golat e bashkëkombasve të tij duke arritur që t’i shmanget shërbimit ushtarak.

Sipas ligjeve të vendit të tij, të gjithë meshkujt duhet ta kryejnë shërbimin ushtarak për 21 muaj para moshës 28-vjeçare.

Megjithatë, Ushtria e Koresë së Jugut bën përjashtime për sportistët që arrijnë suksese në gara të mëdha, transmeton IndeksOnline.

Pas një kampanje impresive në Kupën e Botës duke e eliminuar Gjermaninë me dy gola në kohën shtesë, duke marrë lëvdata të mëdha.

Natyrisht ky është një lajm brilliant për 26-vjeçarin , dhe ju mund t’i imagjinoni emocionet e tij tani për tani./IndeksOnline/

Image: Indy Football