13:38 / E Hënë, 22 Qershor 2020 / indeksADMonline

Koreja e Jugut konfirmon valën e dytë të Covidit-19, ministri i Shëndetësisë paralajmëron për një “situatë të rëndë”

Koreja e Jugut ka konfirmuar një valë të dytë të koronavirusit, ndërsa ministri i Shëndetësisë paralajmëron për një “situatë të rëndë” në vend.

Ministri i Shëndetit dhe Mirëqenies, Park Neung-hoo, tha se gjithsej 90 raste janë identifikuar gjatë javës së kaluar, duke treguar një rritje të mprehtë nga 48, e javës së kaluar.

Në një konferencë, Jeong Eun-kyeong, drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pranoi se vendi tani po kalonte një valë të dytë të virusit, pas një rritjeje në fund të shkurtit dhe marsit, të përqendruar në qytetin juglindor të Daegu.

Sot qyteti i Daejeonit, njoftoi se do të ndalojë tubime në hapësira publike siç janë muzetë dhe bibliotekat./Indeksonline/