11:32 / E Enjte, 13 Janar 2022 / AR

Koreja e Jugut vendi i parë aziatik që do të trajtojë pacientët me Covid me pilulat antivirale Pfizer

Duke filluar nga e premtja Koreja e Jugut do të bëhet vendi i parë aziatik që do të trajtojë pacientët me koronavirusit me pilulat antivirale Pfizer.

‘Rreth 630,000 pilula Paxlovid, të mjaftueshme për 21,000 njerëz, kanë mbërritur dhe do të shpërndahen në 280 farmaci dhe 90 qendra trajtimi rezidenciale’, tha Agjencia Koreane e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve (KDCA).

“Në një përhapje të lartë të infektivitetit me Omicron, ilaçi pritet të luajë një rol domethënës në parandalimin e rasteve të rënda të pacientëve me COVID,” bëri me dije Kim Ki-nam, një zyrtar i KDCA.