07:12 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Koreja e Veriut, ankthi i japonezëve

Që kur Koreja e Veriut lëshoi dy raketa shumë larg këtij qyteti të peshkimit në ishullin verior Hokkaido të Japonisë, njerëzit këtu thojnë se po jetojnë në ankth.

“Tani kur dëgjoj një tingull të lartë, dalë me vrap të shohë jashtë. Ndihem e shqetësuar, pasi nuk e di kur do të vijë përsëri” , tha Mitsuyo Kawamura, 68 vjeçare.

Kawamura që nga ajo kohë është furnizuar me ushqime shtesë dhe mban radion afër vetes për të dëgjuar kërcënimet e Koresë së Veriut. Ashtu si shumë banorë këtu , dhe në të gjithë Japoninë, ajo ndihet e pafuqishme dhe pasigurt.

“Kur raketa të lëshohet në drejtimin tonë, nuk do t’i duhet shumë kohë për të arritur. Dhe kur kjo të ndodhë, unë nuk kam ku të fshihem”, tha ajo.

Ndërsa, kryeministri japonez Shinzo Abe ka quajtur kërcënimet të Koresë së Veriut të papranueshme .

Retorika e ashpër e kryeministrit Abe është rritur ndaj Koresë së Veriut. Ndërsa vendi i zoluar vazhdon të kërcënojë se do të shkatërrojë Japoninë.

Por një qytetar tjetër, Haruki Suminoya, nuk është dakord me sjelljen e liderit të tyre, duke paralajmërua se duke qenë tepër agresiv mund të provokonte Korenë e Veriut më shumë.

“Qasja e Abe është shumë e fortë, shumë e vështirë. Një qasje më e kufizuar është më e mirë”, tha ai./AktivPress