17:42 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Koreja e Veriut e qëllojnë pastaj e djegin një zyrtar civil të Koresë së Jugut

Ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se Koreja e Veriut qëlloi, vrau dhe dogji menjëherë eshtrat e një zyrtari civil të Koresë së Jugut, i cili u zhduk në fillim të kësaj jave pranë kufirit të debatueshëm detar mes të dy vendeve.

Ministria e Mbrojtjes e Seulit tha të enjten se personi në fjalë u mor në pyetje në ujërat e Koresë së Veriut, para se të qëllohej për vdekje, të lyhej me naftë dhe të digjej, me sa duket të gjitha me urdhër të një eprori. Zyrtarët e Koresë së Jugut nuk zbuluan se si i mësuan këto detaje, duke përmendur vetëm “inteligjencën e larmishme”.

Incidenti vjen pas një momenti të qetë në marrëdhëniet ndër-koreane. Pheniani në fillim të këtij viti rriti tensionet me Seulin, por udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un në qershor ndërpreu papritur fushatën e presionit. Qysh atëherë, Koreja e Veriut ka qenë e përqendruar në çështjet e brendshme, të tilla si pandemia e koronavirusit dhe përmbytjet shkatërruese.

 “Ushtria jonë dënon me forcë këtë akt brutal dhe nxit fuqimisht Veriun ta shpjegojë këtë dhe të ndëshkojë personat që janë përgjegjës,” tha Gjeneral Lejtnant Ahn Young-ho me Shtatmadhërinë e ushtrisë së Koresë së Jugut në një konferencë shtypi.

Ai gjithashtu paralajmëroi Korenë e Veriut se e gjithë përgjegjësia për këtë incident do të bie bie mbi ta.

Zyrtari 47-vjeçar i paidentifikuar, i cili punoi për Ministrinë e Oqeaneve dhe Peshkimit, u zhduk të hënën ndërsa ishte në detyrë në bordin e një anije patrulluese në afërsi të ishullit kufitar Yeonpyeong të Koresë së Jugut. Ai u raportua i zhdukur rreth 10 kilometra në jug të vijës kufitare veriore, de facto kufiri detar ndër-korean.