75 Mall Live Search
16:52 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Koreja e Veriut ka një numër të vogël të armëve bërthamore

Koreja e Veriut ka zhvilluar një “numër të vogël” të armëve bërthamore, ka thënë zëvendës-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjeneral John Hayten, duke mohuar kështu pretendimet nga disa raporte të mëparshme, sipas të cilave Koreja e Veriut potencialisht posedon dhjetëra koka bërthamore.

Ai ka thënë se edhe ky numër i vogël i këtyre armëve është i mjaftueshëm për të paraqitur një kërcënim për fqinjët e Koresë së Veriut ose Shtetet e Bashkuara dhe vuri në dukje se numri i tyre specifik përfaqëson informacion konfidencial dhe  në shumë mënyra, të vështira për t’u kuptuar, bëri të ditur agjencia e lajmeve jugkoreane Yonhap.