17:59 / E Martë, 03 Tetor 2017 / indeksADMonline

Koreja e Veriut kërcënon Japoninë, reagon SHBA-ja

Koreja e Veriut ka kërcënuar Japoninë me shkatërrim nuklear , ndërsa ka kritikuar ashpër kryeministrin japonez Shinzo Abe për presion të lartë ndaj Penianit, ka bërë të ditur përmes agjencisë shtetërore të Koresë së Veriut.

Duke marrë shkas nga kjo, Shtëpia e Bardhë përjashtoi mundësinë për bisedime me Korenë e Veriut sa i përket programit të armëve bërthamore, shkruajnë mediat e huaja.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka përforcuar më tej mendimin e presidentit Donald Trump se Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, po humbet kohën duke u përpjekur të negociojë me Kim Jongun ajo është shprehus se “Tashmë nuk është koha për të biseduar”,

“Ruaji energjitë, do të bëjmë atë duhet bërë”, i është drejtuar Trump, Sekretarit Amerikan të Shtetit.
Peniani akuzon Aben se po përdor për qëllime politike teorinë e krizës në gadishullin Korean.
Sakaq, vendi komunist kreu testin e gjashtë dhe më të madh bërthamor më 3 shtator, ndërsa gjatë gjithë vitit ka hedhur një sërë raketash, përfshirë edhe dy që kanë fluturuar mbi Japoninë.