75 Mall Live Search
08:07 / E Enjte, 25 Mars 2021 / AR

Koreja e Veriut lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën dy raketa balistike në Detin e Japonisë, thanë zyrtarët në Seul, Tokio dhe Washington, prova e parë që kur presidenti i SHBA-së Joe Biden mori detyrën, transmeton Indeksonline.

Raketat balistike të Koresë së Veriut janë të ndaluara sipas Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Nëse lëshimi konfirmohet, kjo do të ishte një sfidë të re ndaj përpjekjeve të Biden për t’u angazhuar me Pyongyang, të cilat deri më tani janë kundërshtuar.

Koreja e Jugut dhe agjencitë e inteligjencës amerikane po analizojnë të dhënat për informacione shtesë, tha JCS në një deklaratë, raporton Gulf Today.

Shtëpia presidenciale e Koresë së Jugut do të mbajë një takim urgjent të këshillit të sigurimit kombëtar për të diskutuar rastin./Indeksonline/