75 Mall Live Search
09:57 / E Enjte, 12 Shtator 2024 / FR

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në det

Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të detit lindor, të cilin Tokio-ja e quan deti i Japonisë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut, duke dënuar veprimin.

Sipas Seulit, nisja u bë rreth orës 07:10 (ora lokale). Autoritetet thanë se do të ndanin gjetjet e analizës së testit me autoritetet amerikane dhe japoneze.

Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka konfirmuar lëshimin e të paktën një rakete balistike nga Koreja e Veriut.