Koreja e Veriut: Mos u bashkoni me SHBA-në dhe do të jeni të sigurt
Koreja e Veriut paralajmëroi vendet në Kombet e Bashkuara të mos bashkohen me SHBA-në në ndonjë veprim ushtarak kundër shtetit aziatik, në mënyrë që të mos rrezikohen nga testet bërthamore të Phenianit.
“Për sa kohë që nuk merrni pjesë në aksionet ushtarake të SHBA-së kundër DPRK-së (Koreja e Veriut), nuk e kemi ndërmend të përdorim ose të kërcënojmë me armë bërthamore vendet e tjera të OKB-së”, thuhet në deklaratën e tyre.
“Kontinenti amerikan është brenda rrezes sonë dhe nëse SHBA-ja guxon të pushtojë territorin tonë të shenjtë, ajo nuk do t’i shpëtojë dënimit tonë të rëndë “, thuhet në deklaratë.
Tensionet në mes dy vendeve janë rritur pas një sërë testesh të raketave nga Koreja e Veriut dhe pas shkëmbimit të kërcënimeve midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un./AktivPress