75 Mall Live Search
18:54 / E Enjte, 25 Mars 2021 / Blerim

Koreja e Veriut ‘provokon’, lëshon dy raketa balistike në Detin e Japonisë

Koreja e Veriut ka qëlluar dy raketa balistike ditën e djeshme në Detin e Japonisë. BBC shkruan se këto janë raketat e para të qëlluara nga Koreja e Veriut që nga ardhja në pushtet e Joe Biden në SHBA.

Ndërkohë që lëshimi i këtyre raketave është i ndaluar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pasi konsiderohen si armë kërcënuese. Në lidhje me këtë ka reaguar Japonia dhe Koreja e Jugut, të cilat e kanë dënuar ashpër këtë provë të Koresë së Veriut. Ndërsa nga SHBA-ja nuk ka ende një reagim për këtë gjë.

Lëshimi i raketave balistiek nga Koreja e Veriut ka ardhur pas lajmeve se ka lëshuar dy raketa të tjerë jo-balistike në Detin e Verdhë.