Koreja e Veriut publikon pamje nga hapësira

Koreja e Veriut ka publikuar fotografi të shkrepur nga hapësira, pas lëshimit të një rakete.
Fotot e pazakonta tregojnë pjesë të gadishullit Korean dhe zonave përreth, shkruan BBC.
Testi i fundit i raketës koreane ka ngritur alarm në komunitetin ndërkombëtar, transmeton Indeksonline.

OKB-ja e ka ndaluar Korenë e Veriut të testojë armët balistike dhe bërthamore dhe ka vendosur sanksione të rrepta.
Por, shteti i Azisë Lindore rregullisht kundërshton ndalimin.
Zyrtarët amerikanë të hënën thanë se rritja e fundit në aktivitet garantonte rinovimin e bisedimeve me Pyongyang, kryeqytetin e Koresë së Veriut.
Koreja bëri me dije të hënën për lëshimin e raketës, teksa imazhet janë nga momentet e para të ndezjes së raketës dhe ato nga hapësira, ku shihen dhe pjesë të ndryshme të botës.