06:45 / E Shtunë, 07 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Koreja e Veriut së shpejti do të sulmojë SHBA-në”

Koreja e Veriut është duke u përgatitur për të lëshuar një raketë me rreze të gjata, që ka për synim të arrijë në bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, tha një ligjvënës rus.

Anton Morozov, një anëtar i komitetit të çështjeve ndërkombëtare të parlamentit dhe dy ligjvënës të tjerë rusë, e vizituan Phenianin më 2-6 tetor, transmeton AktivPress.

“Ata janë duke u përgatitur për teste të reja të një rakete me rreze të gjatë. Ata madje na dhanë llogaritjet matematikore që besojnë se raketa e tyre mund të godasë bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara “, tha Morozov, pas vizitës në Phenian.

“Për aq sa e kemi kuptuar, ata kanë ndërmend të lëshojnë një raketë me rreze të gjatë në një të ardhme të afërt”, shtoi Morozov./AktivPress