Koreja e Veriut sfidon Perëndimin, lëshon raketën balistike më të fuqishme me rreze të gjatë veprimi

Koreja e Veriut ka lëshuar raketën e saj më të avancuar me rreze të gjatë veprimi, thonë autoritetet e Koresë së Jugut, duke sfiduar kufizimet e OKB-së.
Lëshimi i kësaj rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) , ka bërë që të ketë reagim të ashpër nga Perëndimi. Raketa u ul në perëndim të Hokkaido në Japoni, shkruan BBC.
Kjo vjen pasi zyrtarët e mbrojtjes të Koresë së Jugut dhe SHBA-së u takuan javën e kaluar për të përditësuar planet se si t’i përgjigjen një sulmi bërthamor nga Koreja e Veriut.
Pheniani ishte zotuar se do të merrte “më shumë kundërmasa ofensive” në kundërpërgjigje.
Zyrtarët koreano-jugorë dhe japonezë thanë se raketa udhëtoi për 73 minuta, duke mbuluar rreth 1000 km (621 milje).
Një raketë balistike ndërkontinentale e ka gamën për të arritur në kontinentin e Amerikës së Veriut.
Nisja e së hënës është lëshimi i pestë i suksesshëm i një ICBM nga Koreja e Veriut këtë vit.
Koreja e Jugut, Japonia dhe SHBA-ja dënuan shpejt testin e raketës të hënën, duke vënë në dukje se ajo shkeli rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do ta bënte gadishullin Korean më pak të sigurt.