11:06 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Koreja e Veriut “tradhëtohet” nga aleati i saj kryesor

Malajzia, e cila deri vonë ishte një nga aleatët më të afërt të Phenianit, i ka ndalur të gjitha importet nga Koreja e Veriut, si pjesë e sanksioneve globale mbi programet bërthamore dhe raketore të vendit të izoluar.

Lidhjet e Malajzisë me Korenë e Veriut janë përkeqësuar që nga vrasja në shkurt e vëllait të Kim Jong Un në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit.

Malajzia muajin e kaluar ndaloi qytetarët e saj të udhëtojnë në Korenë e Veriut, dy javë pasi kryeministri Najib Razak u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Malajzia ka qenë një burim kryesor i të ardhurave për Veriun. Qytetarët nga të dy vendet gëzonin udhëtim pa viza. Poashtu, Malajzia ishte strehë për qindra punëtorë koreanë.

Kombet e Bashkuara më 11 shtator ndaluan eksportet fitimprurëse të Koresë së Veriut si dhe të gjitha ndërmarrjet që kishin lidhje me Phenianin./AktivPress