11:30 / E Mërkurë, 13 Tetor 2021 / B O

Koreja e Veriut tregon “dhëmbët”, ushtarët thyejnë tulla dhe shtrihen në gota të thyera para Kim Jong Un

Ushtarët e Koresë së Veriut kanë demonstruar forcën e tyre fizike dhe aftësinë për të thyer objekte të ndryshme me duar para Kim Jong Un.

Video që u transmetua në televizionin shtetëror të Koresë së Veriut tregon pamjet e forcave ushtarake në praninë e udhëheqjes politike dhe ushtarake të vendit.

Ata thyejnë tulla dhe pllaka dhe shtrihen në shishe qelqi të thyera dhe gozhdë hekuri. Disa të tjerë thyejnë blloqe betoni në trupin e tyre.

Në fund ata përkulin shufrat e hekurit në qafë dhe këpusin zinxhirët me duar. Mediat vendase kanë sqaruar se qëllimi i kësaj shfaqje ishte t’u tregonte armiqve të vendit se trupat e tij e mbrojnë paqe me grushte të hekurt.