Korenica dhe Topalli sot luajnë ndaj Trabzonsporit në Kupën e Turqisë

Skuadra e Manisa FK do të përballet sot në Kupën e Turqisë kundër Trabzonsporit, në 1/16 e finales.
Në këtë takim pritet të paraqiten tre kosovarë në radhët e klubit të Manisa, shkruan Indeksonline
Bëhet fjalë për Meriton Korenicën, Jetmir Topalli dhe Davdi Domgjoni.

Treshja kosovare pritet të startojnë nga minuta e parë në këtë ballafaqim tejet interesant ku si kundërshtar do ta kenë lojtarin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Enis Bardhi.
Kujtojmë që Korenica sapo është rikthyer nga lëndimi serioz që e kishte pësuar gjatë ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në muajin nëntor të vitit të kaluar./Indeksonline/