23:34 / E Martë, 11 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Korenica: Golin ia dedikoj babait tim që kishte një operacion të vështirë

Realizuesi i golës së parë për Ballkanin, Meriton Korenica, ka folur pas ndeshjes ku fituan lojën me rezultat 2-0.

Ai u shpreh i lumtur me angazhimin e ekipit dhe fitoren.

“Është një ndjenjë e papërshkruar, kemi bërë më të mirën sot dhe jemi shpërbly me fitore. 50% e punës është kryer, por tani duhet përgatitur për ndeshjen tjetër. E njohim njëri tjetrin shumë mirë, veç me sy mu shiku i dimë lëvizjet tona, është merita e trajnerit me lëvizjet në fushë. Kundërshtari e ka të vështirë me na lexu lojën”, tha Korenica për SuperSportKosova.

Ai tregoj se golin ia dedikoi babait të tij që kishte një operacion të vështirë.

“Ne nuk kemi frikë nga asnjë skuadër, trajneri është i madh, sidomos në analiza, sepse e lexon mirë shumë kundërshtarin. Këtë gol ia dedikoj babait tim, sepse ka pas një operacion të vështirë – por e kaloi me sukses”, përfundoi ai.