75 Mall Live Search
15:44 / E Premte, 02 Shkurt 2024 / G T

Korenica i lumtur me rikthimin, fillon stërvitjet me Ballkanin

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica ka nisur seancën e parë stërvitore me fanellën e Ballkanit.

Korenica firmosi kontratë me klubin nga Suhareka gjatë mini-afatit të janari nga Manisa në formë huazimi, shkruan Indeksonline

Faqja e Ballkanit ka publikuar disa foto të Korenicës, i cili sot mbajti seancën e parë stërvitore me fanellën e klubit nga Suhareka.

Kujtojmë që kampioni i Superligës së Kosovës të dielën luan ndeshjen ndaj Vëllaznimit në kuadër të Kupës së Kosovës./Indeksonline/