15:03 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / A. M.

Koreografi i del në mbrojte Arif Vladit: Armiku ofshante kur dëgjonte këngën tënde!

Koreografi i njohur, Dilaver Kryeziu i ka dal në mbrojtje këngëtarit nga Shqipëria, Arif Vladit, i cili u përfol se kishte marrë mijëra euro për këngën “Marshi i UÇK-së”. Kjo akuzë i ishte bërë nga një këngëtare.

Sipas Kryeziut, kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, transmeton Indeksonline

“… këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në çdo cep aty ku frymonte shqip. Arif, rrofsh sa mallet dhe zëri yt kumboftë 100 vjet në skenën shqiptare”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Patriotizmi ka qenë dhe mbetet një nga temat më të rëndësishme dhe të diskutueshme.

Epitetin e kryeatdhetarit, të një pune të ndershme dhe të ndërgjegjshme padyshim se e posedon edhe kryeartisti ynë Arif Vladi , i cili së fundmi është bërë pjesë e disa shkrimeve në mediet tona online, të cilat i lexoj rregullisht për tu informuar me të rejat e ditës. 

Lufta bashkoi muzikantë të ndryshëm me qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve tanë në fushën e betejës. Këngëtarët e asaj kohe e shihnin si një akt detyrimi patriotk t’i këndosh atdheut. Në këtë rrafsh kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip. Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni.

Zëri i Arifit buqet ëmbël tek liqenjtë e Lurës.

Arif, rrofsh sa mallet dhe zëri yt kumboftë 100 vjet në skenën shqiptare.

Të do Dila me familje!

Prof. Dilaver Kryeziu, Etnokoreolog