75 Mall Live Search
18:39 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Koreografi me këngën “Scooby Doo Pa Pa”, ja si e presin lojtarët e Udinezes sfidën ndaj Milanit

Udineze-Milan do të jetë sfida që do të luhet nesër ne Seria A , e vlefshme për  javën e 23-të të Serisë A. Lojtarët e Udinezes po e presin me entuziazëm këtë ndeshje.

Në një video të postuar në rrjetet sociale nga lojtari i tyre Rodri De Paul, ata po përgatiten ndaj Milanit me një koreografi të tyre në ritmet e këngës “Scooby Doo Pa Pa”.

Jashtë fushe duken se e kanë marrë lehtë përballjen ndaj Milanit, por tani ngelet për të parë se si do shkojë përballja brenda saj ditën e nesërme, me fillim në orën 15:00.