Koret dhe banderolat homofobike ndërpresin ndeshjen, në Francë
Shfaqen sërish probleme në shkallët e stadiumeve të Ligue 1, konkretisht aty ku po luhej ndeshja Nice-Marseille, e vlefshme për javën e tretë të kampionatit francez.
Loja u pezullua nga gjyqtari Turpin. Shkak për këtë u bënë koret dhe banderolat me përmbajtje të qartë homofobike nga tifozët e Nice.
Tifozët janë kundër vijës së ashpër, të zgjedhur nga drejtuesit e Ligue 1 në luftën ndaj diskriminimit seksual dhe mbylljes së sektorëve përkatës në stadiume.
Në mënyrë të veçantë, tifozët e Nice përdorën ardhjen e pronarit të ri, Jim Ratcliffe, i cili zotëron një kompani çiklizmi, për të luajtur me termin “pedal”.
Kjo fjalë përdoret me një kuptim poshtërues në Francë, në lidhje me homoseksualët.
Përpara koreve dhe banderolave të këtij lloji, gjyqtari Turpin vendosi ta ndërpresë ndeshjen Nice – Marseille për disa minuta, para se ta rifillonte lojën rregullisht.