Kori SIPARANTUM, pjesë e festivalit evropian të muzikës korale

Kori SIPARANTUM do të jetë pjesë e festivalit evropian, “European Music Festival for Young People” që do të mbahet në Belgjikë që do të mbahet nga 29 prill deri 2 maj 2022.
Në këtë edicion do të marrin pjesë 50 kore nga 11 vende që vijnë nga e gjithë bota.
Siparantum do të garon në dy kategori. Repertori i korit përmban vepra stilistike të periudhave të ndryshme që nga Renesanca, muzika shqiptare deri tek muzika bashkëkohore.
Kënga e vjetër flamane “’Ik seg adieu” (1544), vepër e obligueshme në festival do të paraqitet me një version ndryshe e cila është përpunuar enkas për këtë konkurs, nga kompozitori dhe dirigjenti i korit Memli Kelmendi. Pjesë e programit do të jetë poashtu vepra “Laudes Paschales” (vepër e obligueshme) e Kristiaan Van Ingelgem, një vepër shumë komplekse dhe interesante.
Përpos pjesës garuese kori Siparantum është përzgjedhur nga festivali që të jetë pjesë e ngjarës “Happening”, një koncert tradicional që bashkon zëra nga e gjithë bota.
Kori do të paraqitet me tre vepra të stileve të ndryshme, të cilat do të jenë në shoqërim të pianistit tonë të njohur, Agron Shujaku.
Me ftesë të festivalit “European Music Festival for Young People”, është organizuar një Workshop (punëtori) për “Muzikën korale kosovare” e cila do të ligjerohet nga dirigjenti Memli Kelmendi.
“Anëtarët e korit përgjatë këtyre muajve kanë bërë një punë fantastike. Një rrugëtim që nuk ka qenë aspak i lehtë sepse të them të drejten repertori ynë në të shumtën e rasteve ka ndryshuar, nuk ka qenë i njejtë, pavarësisht vendeve dhe skenave të ndryshme që kemi përformuar në Evropë. Ne jemi në vazhën e provake intenzive, dua të besoj në suksesin e radhës, uroj të paraqitemi suksesëshëm”, u shpreh Memli Kelmendi, dirigjent i korit Siparantum.
Kori do të paraqitet pranë një jurie profesionale, emra ndër më të njohurit të muzikës korale sot në botë.