75 Mall Live Search
23:52 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / Gj Sh

Koritet Blerim Xhemajli, po i “bën argatin dreqit”

Prurja e re te Kosova, Leon Avdullahu ka bërë bujë të madhe edhe në mediat zvicërane.

Ylli i Hoffenhaimit vendosi të bashkohet me ”dardanët” edhe pse kishte interesim nga kombëtarja e Zvicrës, shkruan IndeksOnline.

Në Kosovë të gjithë i janë gëzuar këtij lajmi, por jo edhe ish-futbollisti, Blerim Xhemajli.

Xhemajli i cili kishte refuzuar të vishte fanellën e Kosovë dhe Shqipërisë për Zvicrën, tashmë po po e luan argatin e ”dreqit”, dhe po tenton të bind futbollistët e talentuar kosovar që të luajnë për kombëtaren helvetike.

AI në një deklaratë për mediat zvicrane ishte i zhgënjyer që Avdullahu zgjodhi Kosovën dhe kërkon nga Federata që të punojë më shumë për të bindur futbollistët e rinjë, e edhe duke përdorur edhe emrat si Xhemajli, Shaqiri, Behrami e Xhaka, për të bindur ata./IndeksOnline/