75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Burim

Koritet Ilir Tasholli, nga AAK në VV, dy qëndrime i ndërron brenda dy jave

Pak ditë pas dorëheqjes nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ilir Tashilli ka njoftuar zyrtarisht se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në Facebook, Tasholli bërë të ditur se bashkë me disa nga përkrahësit e tij, ka vendosur t’i bashkohet Vetëvendosjes.

“Bashkë me disa prej përkrahësve të dashur, sot iu bashkuam Lëvizjes Vetëvendosje e cila më së miri mishëron vullnetin për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për Lipjanin dhe për gjithë vendin”, ka shkruar Tasholli, përcjell IndeksOnline.

Në këtë angazhim të ri politik, Tashilli ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur kandidatin e VV-së për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi, me të cilin thotë se ndan vizionin për një qeverisje lokale të ndershme dhe të afërt me qytetarët.

“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj ndër vite. Bashkë për Ndryshim dhe bashkë për Lipjanin që duam!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Tasholli ishte prezantuar si kandidat i AAK-së për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet e 12 tetorit, mirëpo ditë me parë kishte njoftuar tërheqejen e tij nga gara duke bërë të ditur se kishe dhënë dorëheqeje edhe nga partia e Ramush Haradinajt. /IndeksOnline/