75 Mall Live Search
11:27 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

“Korona” qe dy vite ishte në Gjakovë, s’ka të bëj me virusin

Bota është “pushtuar” nga pandemia COVID-19 ndaj të cilës janë  duke u ndërmarr masa të rrepta parandaluese.

Derisa për virusin vdekjeprurës ende nuk ka një provo të saktë se nga e ka prejardhjen janë ngritur teori të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Por, ndonëse nuk e dimë gjenezën e këtij virusi, emri i saj “korona” ka një prejardhje më të hershme, madje ky emër është i njohur edhe për banorët e fshatit Korenicë të Gjakovës.

Një nga rrugët e këtij fshati mban emrin “Korona” që prej dy vitesh e që rrjedhë nga gjuha latine që në shqip ka kuptimin “kurorë”./Indeksonline/