Koronavirus/Nga dita e hënë në Bazel mund të mbyllen të gjitha shkollat

Autoritetet në Bazel janë vendosur të takohen këtë javë për të diskutuar mundësinë e mbylljes së shkollave kur periudha aktuale e festave përfundon në 6 Mars. Shkollat në pjesë të tjera të vendit megjithatë janë zotuar të mbesin të hapura, transmeton albinfo.ch.
Shkollat e Bazelit – aktualisht me pushime shkollore – janë vendosur të rihapen më 9 Mars, megjithatë autoritetet e arsimit po mendojnë të mos rihapen fare për shkak të shqetësimeve të koronavirusit.
Periudhat e pushimeve shkollore ndryshojnë nga kantoni në kanton, ndërsa vendimi për mbylljen e shkollave do të varet nga autoritetet kantonale, shkruan The local.
A do të hapen shkollat e Bazelit të hënën?
Drejtoria e arsimit në kantonin e Bazelit ka thënë se do të mblidhet të enjten për të diskutuar nëse shkollat duhet të rihapen apo jo. Autoritetet përgjegjëse për qytetin e Bazelit do të takohen gjithashtu “diku këtë javë” për të diskutuar çështjen.
Siç është raportuar në të përditshmen zvicerane Watson, çdo vendim nëse do të mbyllin shkollat do të marrë parasysh si shqetësimet e shëndetit publik, ashtu edhe ndikimet e mundshme për prindërit që do të duhet të gjejnë mjete alternative për t’u kujdesur për fëmijët e tyre.