75 Mall Live Search
14:03 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Koronavirus nuk po ndalet në futbollin italian – Dy raste pozitive te skuadra e Serie A-së

Te skuadra e Fiorentinës, Erick Pulgar dhe Simone Ghidotti kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.


Dje gjatë një seance stërvitore te klubi italian u testua të gjithë futbollistët, ku dy prej tyre rezultuan pozitiv dhe tashmë nodhën në vet-izolim, thuhet në njoftimin e klubit.

Ka shumë raste në klube në të gjithë Italinë në Serie A dhe B, ndërsa frika për një ‘valë të dytë’ të Coronavirus duket të jetë e madhe.

Nga ana tjetër, të gjitha rastet deri më tani kanë qenë asimptomatike, duke sugjeruar që virusi në vetvete është më i dobët, ose se ai thjesht po përhapet më lehtë sepse shumë njerëz po e kalojnë atë pa e kuptuar se janë bartës.