08:48 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Koronavirus/SHBA autorizon përdorimin e ilaçit Remdesivir

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e ShBA-së (FDA) ka autorizuar përdorimin emergjent të ilaçit të Ebola-s, Remdesivir, për ta trajtuar koronavirusin, shkruan BBC.

Autorizimi nënkupton që ilaçi arti-viral tani mund të përdoret në njerëz që janë të shtrirë në spital me Covid-19.

Një provë klinike së fundmi ka treguar se ilaçi ndihmoi në shkurtimin e kohës së rimëkëmbjes për njerëzit që ishin të sëmurë rëndë. Por, autorizimi emergjent i FDA-së nuk është i njëjtë si aprovimi i zakonshëm zyrtar, i cili kërkon një nivel më të lartë shqyrtimi.

Ekspertët kanë paralajmëruar gjithashtu që ilaçi – i cili fillimisht u krijua për të trajtuar Ebola-n dhe që prodhohet nga kompania farmaceutike Gilead – nuk duhet të shihet si “plumb magjik” ndaj koronavirusit.