Koronavirusi/8 rastet e testuara së fundmi në Kosovë, rezultojnë negative

IKSHPK-ja ka lëshuar sërish një njoftim, rreth rasteve të dyshuara me koronavirus në Kosovë:
Komunikatë për media (e treta nga laboratori)
Nga data 08.02.2020 deri më 10.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 75 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë mbrëmjes, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për 7 raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19 dhe një rast nga spitali amerikan.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të tetë pacientëve.
Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të tetë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.