75 Mall Live Search
18:27 / E Premte, 24 Prill 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi, e frikshme çfarë ndodh me 88% të pacientëve që lidhen me respiratorë

Në rrjetin më të madh shëndetësor të New York, Northwell Health, 88% e pacientëve të sëmurë me koronavirus, të lidhur me respiratorë kanë vdekur.

Është kjo ajo që del në një studim të publikuar në revistën shkencore ‘Journal of American Medical Association’, i cituar nga Cnn.

Po ashtu thuhet se kanë gjetur vdekjen 20% e pacientëve me Covid-19 të kuruar në Northwell Health.

Studiuesit analizuan kartelat klinike të 5.700 pacientëve me koronavirus të shtruar në

Northwell Health. Të dhënat konfirmuan se gjendja e tyre komplikohej për shkak të sëmundjeve të mëparshme që kishin.

Më shumë se gjysma, 57% kishin tension të lartë, 41% ishin obezë dhe 34% kishin diabet.