75 Mall Live Search
17:07 / E Hënë, 16 Mars 2020 / indeksADMonline

Koronavirusi ende s’ka prekur Prizrenin, kafja shijohet në diell rreth Lumbardhit

Ka shkuar në 15 numri i të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Sipas IKSHPK-së, dy rastet e fundit janë një çift i fejuar, të cilët kishin ardhur nga Londra.

“Rastet janë me vendqëndrim nga fshati Korishë-Prizren dhe tjetri nga komuna e Obiliqit. Njeri i gjinisë mashkull dhe tjetri rast i gjinisë femër, të dytë të moshës 26 vjeçare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, të dy të rinjtë janë ekzaminuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe janë dërguar për në Klinikën Infektive.

Kështu komuna e Prizrenit, ende nuk ka ndonjë rast pozitiv me koronavirus. Madje, Indeksonline ka qëndruar në Spitalin Rajonaj të këtij qyteti, ku kanë treguar se gjendja vazhdon të jetë e qetë, por me kujdes të shtuar.

Lëvizje të qytetarëve ka pasur edhe gjatë ditës në qendër, të cilët kanë shfrytëzuar edhe rrezet e diellit, për të pirë kafe buzë lumit Lumbardh.

Ndonëse, kafiteritë dhe restorantet janë të mbyllura, qytetarët kanë marrë kafe me vete, duke u relaksuar në natyrë, por edhe duke respektuar masat e rekomanduara nga IKSHPK që të rrin në distancë.

Derisa tri komuna vazhdojnë të jetë të izoluara me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës; Klina, Vitia dhe Malisheva, e mbrëmë edhe Podujeva u prek nga kjo pandemi, ku një i moshuar që kishte ardhë nga Italia rezultoi pozitiv./Indeksonline